Opinionisti, Vehbi Kajtazi gjatë një debati ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka konstatuar se 45 për qind të popullsisë së Kosovës janë analfabetë funksionalë.
“Nuk duhet me rënë në grackën e popullimit dhe të rezultatit zgjedhor, ne e kemi një kryeministër i cili ka konstatuar me dorë të vetë ka thënë 45 për qind të popullit i kemi analfabetë funksional”, u shpreh Kajtazi.
“Në këtë kuadër nëse i ki ti gjysmën e popullsisë që lexojnë dhe nuk e kuptojnë çka po lexojnë atëherë çka duhet me bërë. Mashtruesi më i mirë i merr votat i tyre, kush i rren mas miri, dhe kush i ka rrejt mas miri”.
“Nuk i kam shërbyer regjimeve, Kam qenë përballë secilit pushtet në këtë vend, kur u kanë Hashim Thaçi unë jam përballë, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa përball tij”, vazhdoi ai.