12.1 C
New York
Saturday, November 2, 2024

Buy now

Kajtazi kritikon kryetarin e Prishtinës: Përparim, shko deri në Ferizaj e këqyrë qysh punohet

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi ka vazhduar kritikat për kryetarin e komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Ai ka thënë se i pari i kryeqytetit po merret vetëm me krijimin e shesheve të reja.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një video ku shihet i përmbytur nënkalimin në lagjen “Emshir”.

Ai e ka ftuar Ramën që të shkojë deri në Ferizaj dhe të shoh se si punohet.

“Banoret e Emshirit nuk munden me kalu ne pjesen tjeter te qytetit ne kembe. Nese provojne, ose mbyten ne uje, ose i mbyt ndonje automjet. Ndryshe jo! Gjendja e nenkalimeve shihet ne kete video dhe ne keto fotografi. Uji eshte mbi 30 centimetra. Kembesoret detyrohen te kalojne pengesat mes rrugeve, apo te ecin krahas automjeteve. Nderkohe, Perparim Rama merret me sheshe se a do te jete te Posta apo te rrethi. E kam thene edhe njehere se ai kryetar qe do ta ndertojne nje shesh, dine qe eshte deshtak. Sepse kur te mos jete me kryetar, do qe sheshi te lidhet me emrin e tij. Perparim, shko deri ne Ferizaj e kqyre qysh punohet!”, ka shkruar Kajtazi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit