18.9 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Kajtazi: Kosova i ka dy armiq të mëdhenj, Serbinë të përhershme dhe Albin Kurtin të përkohshëm

- Advertisement -

Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për ardhjen e “mijëra dronëve kamikazë nga Turqia” në Kosovë. Për Kajtazin, kjo deklaratë është jo vetëm manipuluese, por edhe shenjë e një qasjeje të rrezikshme të Kurtit ndaj shtetit dhe aleatëve ndërkombëtarë.

Ai thotë se Kurti është “uzurpator i shtetit” dhe se përdorë shifra të paqarta për të mashtruar opinionin publik.

“Shifra mijëra është manipuluese, pra e rrejshme. Mijëra nënkupton nga 1 mijë deri në 999 mijë. Por, ai thotë ‘mijëra dronë’ pa e përcaktuar numrin sepse këtë e han popullata analfabete funksionale prej 45 për qind, siç e cilësonte ai gati gjysmën e popullsisë së Kosovës”, shkruan Kajtazi.

Ai e quan Kurtin të certifikuar si “antiamerikan”, duke shtuar se pavarësinë dhe sigurinë e Kosovës e garanton SHBA, jo qeveria aktuale.

“Lirinë, pavarësinë, na e solli Amerika. Sigurinë na e garanton Amerika. Edhe sot kur erdhën dronët, kufirin me Serbinë na e ruan Amerika. Hapësirën ajrore të Kosovës e kontrollon Amerika nëpërmjet NATO-s. Pra, nëse Amerika të cilën e lufton Kurti, do të donte, Kosova këta dronë do t’i mbante në magazina”, thekson më tej ai.

Të ngjashme

Të fundit