-2.2 C
New York
Thursday, January 16, 2025

Buy now

Kajtazi: Kompania në të cilën ka punuar Hysen Durimshi i merr 80% të tenderëve

- Advertisement -

Opinionisti Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka dështuar në fushën e mbrojtjes së ambientit dhe zhvillimit të bizneseve.

Në emisionin Rubikon të Klan Kosovës, ai është shprehur se Qeveria Kurti e shfuqizoi një vendim që ndalonte djegien e qymyrit. Sipas tij, kjo edhe më shumë e ka dëmtuar ambientin.

“Sa i përket ambientit në vitin 2011, njëra prej qeverive që më duket e Hashim Thaçit, e kishte ndaluar përdorimin e qymyrit për amvisëri. Pra, ka qenë e ndaluar për me u ngroh për biznese, për çka do qoftë, ky vendim është shfuqizuar nga ministrja Rizvanolli para tre vjetëve, dhe sot secili mundet të përdorë qymyr”.

“Sot mundemi me mbush kamionin me tonelata qymyr në KEK dhe me e përdorë në zemër të Prishtinës. Sepse e kanë shfuqizuar një vendim paraprak dhe e kanë lejuar përdorimin e qymyrit. Përdorimi i qymyrit, mbase është alternativa më e lirë, por ambienti është tmerrësisht i keq, ka qenë edhe në të kaluarën, por ky ka ardhur me premtim ta përmirësojë”, ka thënë Kajtazi.

Kajtazi është shprehur se Qeveria Kurti nuk doli mirë, as edhe në zhvillimin e bizneseve. Sipas tij, mbi 80 për qind e tenderëve për ndërtimin e rrugëve iu dha një kompanie, të cilën thotë se ka lidhje me Hysen Durmishin, zëvendësministrin e Mjedisit, Planfikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Sa i përket zhvillimit të bizneseve, ka thënë se kanë me qenë të papara zhvillimet e bizneseve, kurrë më keq nuk kanë qenë. Nuk dua t’i përmend bizneset e tyre që i kanë fuqizuar. Një kompani e ndërtimit të rrugëve i ka marrë mbi 80 për qind të tenderëve të ndërtimit të rrugëve, vetëm një, është e lidhur direkt me ta, pronari i kësaj kompanie lëpinë akullore me Hysen Durmishin, dhe të tjetër që këta i konsiderojnë se nuk janë me ta, provojnë t’i shkatërrojnë, dhe në këtë kompani ka punuar Hysen Durmishi”.

“Sot ai konsiderohet oligarku i Vetëvendosjes që aq shumë e kanë fuqizuar, dhe nuk mërziten edhe pse lëpijnë akullore dhe ia dhanë milionat, këta deri në këtë pikë e kanë legalizuar konfliktin e interesit, parregullsinë dhe shpërndarjen e pasurisë së përgjithshme për interesat e tyre”, u shpreh Kajtazi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit