Kajtazi: Jemi në një situatë që kemi dyshime te angazhimi i Amerikës në raport me Kosovën

- Advertisement -

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për periudhën e luftës në Kosovë, tha se i gjithë Perëndimi ka qenë me ne.

Mirëpo, ai theksoi se shprehu shqetësimin se po interpretohen gabimisht raportet ndërkombëtare, duke mos e dalluar qartë se cilat shtete janë aleate dhe cilat jo.

Kajtazi shtoi se është shqetësuese që janë shtuar dyshimet ndaj rolit dhe përkushtimit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës në raport me Kosovën.

“Ne duhet ta dimë sot që i gjithë Perëndimi ishte me ne, por nuk ishin të gjitha shtetet e botës dhe sot unë kam frikë që shumë njerëz këtu, nuk e dinë, apo po i ngatërrojnë me qëllim apo nga mosdija, kë e kemi aleat, e kë e kemi armik”.

“Ndonjëherë më duket, më krijohet një përshtypje, shpresoj të jem gabim, që jemi goxha mosmirënjohës, se ne sot kemi mbërri në një situatë kur kemi dyshime te Amerika, te angazhimi i saj i sinqertë në raport me Kosovën”, tha ai./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit