Njohësi i politikave të Sigurisë, Fadil Kajtazi, në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka thënë se në Kosovë janë 720 spiunë.
“Këta [Muharremi e Qerimi] nuk janë të kategorisë së rëndë në hierarkinë e spiunëve. Unë i kam përmend 720 persona që janë spiunë në Kosovë. Ka thyerje të protokollit, komunikimi nuk guxon të bëhet me telefon, ata e kanë thyer protokollin, kanë bërë gabime dhe gabimet i bëjnë këta që janë të nivelit më të ulët. Ata kanë qenë të kategorizuar përpara në kuadër të shërbimit sekret si: bashkëpunëtori, lidhja operative dhe lidhja shoqërore”.
“Mbi bazë të këtyre kategorive e kanë bërë rrjetin operativ. Unë mendoj se këta të dy gjinden në mes, në atë që njihet si lidhja operative, është më pak se bashkëpunëtori, se bashkëpunëtorët janë të futur më thellë. Ndërkohë që për Bedri Shabanin e kemi ditur se është spiun para luftës, është përmend emri i tij. Ka depërtu se klasa jonë politike nuk ka dashur me leju kontinuitetin e organeve të cilat kanë bërë Kosovën deri ne `99-tën, edhe këta janë forcu më shumë sesa na. Bashkëpunëtorët e Serbisë janë forcu, Gjykata e Hagës është produkt agjenturor serbë”.