22.5 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Kajtazi i acaruar në VV: Haxhiu s’kish dalë kandidate pa llogari për rastin Dehari

- Advertisement -

Analisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se po të ishte opozitë, do i kërkonte Albulena Haxhiut çdo ditë llogari se pse nuk është zbardhur rasti i Astrit Deharit.

Ai tha se do t’i shkonte me maicë dhe u shpreh se pikërisht në kohën e saj kanë humbur provat për këtë rast.

”Unë po të isha opozitë, Albulena Haxhiu nuk kish dalë kandidate për kryetare të Kuvendit, pa dalë çdo ditë me i kërku llogari, pse nuk e ke zbardhur rastin e Astrit Deharit”.

”Unë i kisha shku me maicë; ”Zonjë, ti ke marrë pushtet, ju keni fituar vota me këtë rast, e keni keqpërdorur një të vdekur, një të vetëvrarë dhe tash ajo e kryen mandatin e ministres, dëshiron të shkojë kryetare e Kuvendit, sikur s’ka ndodhur asgjë”. Nuk shkon kjo, sepse nëse dikush nuk ka bërë bash asgjë për këtë rast, është Albulena Haxhiu, se pikërisht në kohën e saj, kanë humbur edhe gjurmët, kanë humbur edhe provat e këtij rasti tepër të rëndë”, u shpreh tutje Kajtazi.

Të ngjashme

Të fundit