24 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Kajtazi flet hapur: Pse Kusari-Lila e paditi për bisedën me Radoiçiqin dhe çfarë konfirmoi Prokuroria

- Advertisement -

Gazetari Vehbi Kajtazi, pas kallëzimit penal që Mimoza Kusari-Lila kishte ngritur ndaj tij për publikimin e bisedës telefonike të saj me Milan Radoiçiqin, e ka cilësuar si një përpjekje për diskreditim politik dhe mbulim të bashkëpunimeve të saj.

“Kjo zonja (Mimoza Kusari-Lila) më përfshin mua me Slavko Simiqin, me njeriun që komunikonte, bashkëpunonte vetë, demek unë e Slavko Simiqi jemi të njëjtë. Pra, këqyre sa e poshtër duhesh me kanë politikisht me bo një gjë të tillë, duke e dit që ky ka qenë bashkëpunëtori i saj. Tu e dit që unë asnjë lloj komunikimi me Slavko Simiqin kurrë nuk e kom pas as nuk e kam. Muj me pas se është deputet i Kuvendit të Kosovës por në këtë periudhë asnjë lidhje me këtë punë”, tha Kajtazi në “VV Show”.

Ai shtoi se materiali i publikuar nga Paparaci ishte marrë në mënyrë anonime dhe i ishte nënshtruar analizës forenzike për të vërtetuar nëse kishte manipulime.

Sipas tij, ishte konfirmuar se audio-incizimi ishte origjinal dhe pa ndërhyrje.

“Ne e kemi marrë një material, në mënyrë anonime. E kemi analizu me kolegët e mi, i kemi bo analizë forenzike teknikisht për me pa se a mund të jetë i manipuluar ky material, është vërtetu që nuk ka asnjë ndërhyrje. Është origjinal, pa shkëputje, pa ndërprerje, pa ndërhyrje dhe e kemi publiku. Natyrisht u pat bë bujë jashtëzakonisht e madhe sepse konfirmohej se Albin Kurti me Milan Radojiçiqin ishin me një linjë për tema të caktuar”, tha ai.

Në aktvendimin e nxjerrë javën e kaluar, Prokuroria ka konstatuar se nuk janë gjetur elemente të veprës penale në veprimet e gazetarit Kajtazi, duke vlerësuar se publikimi i incizimit ishte në përputhje me interesin publik dhe nuk përmbante nxitje të urrejtjes apo manipulim teknik.

“Njeri i kërkuar nga Prokuroria e Kosovës, drejtësia e Kosovës për vepra të ndryshme penale, bashkëpunonte me Albin Kurtin, kryeministër, patriotin tonë, në të paktën dy tema që janë tema të rëndësishme. Tani, si ka mundësi kur është vërtetuar e gjithë kjo, ajo më bën kallëzim penal bashkë me Simiqin, në mënyrë që mu shpërla para militantëve të vet, se qe unë i kom bo këtyre kallëzim penal, dhe çka konstaton Prokuroria këtu është fantastike. Konstaton se vetë Mimoza Kusari-Lila në deklaratën e dhënë në Prokurori nuk e mohon që ka folë as me Milanin as me Simiqin. Prokuroria thotë nuk është materiali i manipuluar, thotë se nuk ka vepër penale të nxitjes së urrejtjes”, shpjegoi Kajtazi.

Të ngjashme

Të fundit