2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kajtazi: Ekziston rreziku real për konflikt të armatosur

- Advertisement -

Analisti dhe gazetari Vehbi Kajtazi ka deklaruar në “Rubikon” se Kosova gjendet pranë një konflikti të armatosur.

Ai ka thënë se për shkak të rrezikut për një konflikt potencial, Kosova do të detyrohet të negociojë pa u sanksionuar Serbia dhe pa u ekstraduar terroristët e sulmit të 24 shtatorit.

“Po ndodh ajo fatkeqësisht ajo që e kemi thënë prej 24 shtatorit. Që Serbia nuk do të sanksionohet, që Kosova do të kapërthuret në lavdinë e saj dhe që kemi me u detyru me negocu prapë me Serbinë pa u ekstradu Radojiçiqi, pa u dënu Serbia. Sepse kjo ndodh për shkak tash edhe të rrezikut real të prekshëm për konflikt të armatosur. Ke pasur një incident shumë të rëndë. Një sulm terrorist të sponsorizuar nga Serbia, të ardhur nga territori i Serbisë dhe me pajisje ushtarake të Serbisë. Tash kur jemi në prag të një konflikti, natyrisht që s’diskutohet më për çështje të detajeve të një marrëveshje siç është Asociacioni.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit