Opinionisti Vehbi Kajazi në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova e ka quajtur çyryk, kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.
Kajtazi tha se Kurti se ka punuar vetëm, siç u shpreh ai, mbrapshtë, përcjell Klankosova.tv.
“Ne sonte përveç tjerash jemi duke folur dhe duke bërë krahasim mes Edi Ramës dhe këtij çyrykut tonë dhe dallimi është sikur nata me ditë”.
“Ky është çyryk përnime, ky i joni, kryeministri Albin Kurti. I ka pasur para katër vjetve 50.2 për qind, pse i humbi ato. Nuk ka punuar asgjë, ky ka punuar asgjë, ka punuar veç mbrapshtë”, u shpreh tutje Kajtazi.