Gazetari Vehbi Kajtazi e ka quajtur inskenim ngjarjen e sotme në Kuvend, ku deputetët u larguan nga ndërtesa për shkak të një alarmi se ka një mjet shpërhtyes.
“Qe pse ky filmi i sotem ne Kuvend eshte inskenim: E para, nese mesazhi per shperthim bombe do te ishte serioz, atehere perimetri i sigurise do te duhet ta perfshinte edhe objektin e Qeverise dhe ndertesave perreth”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.
“E dyta, kush e vleresoi se çfare bombe mund te jete ajo? Sa do te ishin permasat e nje shperthimi te mundshem?”
“E treta, kush i garantoi deputetet e Vetevendosjes se ne ndertesen e Qeverise jane te sigurt? Kush e vleresoi bomben se nese shperthen, nuk shkakton deme ne ndertesen e Qeverise qe eshte ngjitur me ate te Kuvendit? Leni keta filma te nderuar!” “, ka shkruar Kajtazi në Facebook.