Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar nisjen e fushatës së Albin Kurtit me drekë në shtëpinë e Ferdonije Qerkezit.
Kurti ka publikuar një fotografi duke drekuar me Ferdonije Qerkezin, e cila ende nuk di për fatin e katër djemve dhe bashkëshortit të saj.
Ndërkaq, Kajtazi ka thënë se Kurti e ka gënjyer dhe mashtruar se do ta kushtëzojë dialogun me Serbinë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
“Duhesh me qene forte i pashpirte, bash si Albin Kurti, qe i shkon ne shpi per dreke Ferdonije Qerkezit pasi e ka genjyer e mashtruar se do ta kushtezoje dialogun me Serbine me zbardhjen e fatit te te pagjeturve”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.