Analisti Vehbi Kajtazi është shprehur se arrestimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia është përpjekje për ta shpëtuar atë.
Në Rubikon të Klan Kosova, Kajtazi tha po ashtu se “juridikisht, arrestimi i tij dhe gjykimi i mundshëm kërkon prova dhe provat të cilat janë kryesisht në Kosove të mbledhura nga autoritetet kosovare, ku Serbia me Kosovën nuk kanë bashkëpunim juridik edhe nuk i pranojnë provat në një proces gjyqësor dhe rrjedhimisht i bie që ai mund të shpallet edhe i pafajshëm në këtë procedurë derisa provat e mbledhura në Kosovë nuk pranohen atje”.
Ai potencoi se ata nuk kryejnë hetim të tyre të pavarur në Serbi për shkak se mund ta implikojnë shtetin e vet dhe ata nuk duan ta implikojnë shtetin e tyre.