Kajtazi: Albin Kurti ka pushtet, “zhag” e ngreh Vjosa Osmanin

- Advertisement -

Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi ka komentuar raportin politik mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, duke thënë se të dy liderët i njohin mirë dobësitë dhe të kaluarën politike të njëri-tjetrit.

Sipas Kajtazit, raporti mes tyre është i ndikuar nga balanca aktuale e pushtetit në vend, ku kryeministri vazhdon të mbajë rolin kryesor në skenën politike.

“Albin Kurti edhe Vjosa Osmani ia dinë të zezat njëri-tjetrit. Albin Kurti është ende në pushtet, ndërsa Vjosa Osmani nuk ka sen në dorë”, ka deklaruar Kajtazi.

Ai ka shtuar se, sipas tij, kryeministri Kurti vazhdon ta mbajë avantazhin politik ndaj presidentes.

“Albin Kurti ‘zhag’ e ngreh Vjosa Osmanin, kështu që kjo duhet me gjet një mënyrë tjetër”, është shprehur Kajtazi.

Të ngjashme

Të fundit