28.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Kajtazi: Albin Kurti figurë komike, si Pëllumb Pilinçi

- Advertisement -

Këto ditë po flitet me të madhe rreth një koalicioni të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës Socialdemokrate, për tejkalimin e krizës në Kuvend.

Por, ende nuk ka ndonjë shenjë se mes tyre ka ndonjë marrëveshje.

Kjo temë u trajtua sonte edhe në edicionin më të ri të Rubikonit.

Gazetari Vehbi Kajtazi, e bëri një krahasim goxha interesant të figurës së liderit të VV-së Albin Kurti me një personazh në Shqipëri, Pëllumb Pilinçi.

“Zotëri Kurti, është deputet i Kuvendit të Kosovës, i cili luan rolin e kryeministrit dhe nga salla e Kuvendit, shkon në qeveri dhe thërret konferencë për media dhe i drejtohet popullit sikur po paralajmërohet një rrezik i madh që vie nga Serbia. Dhe, aty flet për një bashkëqeverisje me Fatmir Limajn”, deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.

Sot, për herën e 50 ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit