6.2 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

Kajtazi: 500 milionë euro i kemi humbur nga BE-ja për shkak të sanksioneve – duhet me qenë alarm

- Advertisement -

Analisti politik Vehbi Kajtazi po thotë se Kosova ka humbur 500 milionë euro për shkak të sanksioneve që ka vënë Bashkimi Evropian.

Kajtazi, i ftuar në Rubikon në Klan Kosova, ka thënë se këto sanksione vetëm munden të thellohen.

“Ky shtet është në sanksione, për shkak të aventurave të dikujt që i ka bo kalkulimet gabim me apo pa qëllim s’po dua ta ngarkojë, ne jemi në sanksione. Vlerësimet sivjet janë se i kemi humbur 500 milionë euro të Bashkimit Evropian. Këto veç munden me u rritë”, u shpreh Kajtazi.

Ai shton se kjo duhet të jetë alarm edhe për opozitën, pasi sipas tij, është duke u rrezikuar edhe vetë shteti i Kosovës.

“Një shtet evropian i Ballkanit që është Kosova është nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kjo është çmenduri. Kjo duhet me qenë alarm – alarm edhe për opozitën, që dy muaj ditë shkuan në pushim dhe u kënaqën. ‘Shihemi në shtator’ kanë thënë, alarm duhet me qenë”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit