6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kaia Gerber mahnit me dukjen gotike në një fustan me rruaza, në “Academy Museum Gala”

- Advertisement -

Supermodelja, 23-vjeçare, iu bashkua yjeve të tjerë në tapetin e kuq të ngjarjes, si Kim Kardashian dhe Ariana Grande.

Gerber mahniti me një fustan vintage, Alexander McQueen nga koleksioni i modës së lartë të vjeshtës 1997 për Givenchy, për Vogue, shkruan DailyMail.

Fustani ngjitej pas figurës së saj të tonifikuar dhe përmbante detaje vezulluese, me rruaza që ishin të qëndisura në material.

Rreth dekoltesë dhe mëngëve të shkurta të ansamblit shiheshin copa shtesë me xhufka dhe rruaza.

Një fund i gjatë dhe i zi i tejdukshëm rridhte pas bukuroshes që i ofroi një shkëlqim dramatik pamjes gotike dhe gjithashtu përmbante detaje të ndezura.

Flokët brune të Kaias u ndanë në mes dhe u tërhoqën në gjysmë lart, duke lejuar që fijet të bien poshtë në kaçurrela të lehta.

Ajo e aksesoi fustanin me një varëse elegant ‘choker’, argjendi, si dhe një palë vathë të rënduar dhe një unazë argjendi në dorën e saj të djathtë.

Grimi i Gerber-it ishte bërë në mënyrë klasike për mbrëmjen dhe përbëhej nga një shtresë bojë tek qerpikët e saj si dhe një hije e lehtë rreth syve të saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit