Shkruan: Ragip Gjoshi
Një pranverë me mot të paparë dhe em ngjarje me top lajme…Pranverë e këtij moti ishte e mbushur me zhvillime dramatike për Kosovën. Që nga vitet e 90-ta, as struktura tona, ndonëse dikur jo me pushtet faktit, as institucionet e pas Pavarësisë s’kanë bërë asnjë pritje shtetërore pa,diplomatët e huaj, sidomos atëbotë pa shefin e Zyrës amerikane në Kosovë. Mirë kanë thën pleqtë tanë urtak,ndonëse të pa shkollë me letra,por me shkollën e jetës,pohonin se “ që shtëpia s’mahet pa miqë”!
DITA E ÇLIRIMIT NË TEATËR KU PO SHFAQËN TRAGI-KOMEDI…
Rrëmujë politike mbi atdheun tone të pagëzuar Republikë e Kosovës…Në këtë postim timin nuk do të merrem as me pranimin e Marrëveshja e Brukselit, as me anekset e Ohrit që solli shumë debate e dilema… As me eskalimin e situatës në veri të vendit, konkretisht, në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, që ka nxitur reagime të shumta të ndërkombëtarëve ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës. Nuk do të merrem as me kundërshtimi i kryetarëve të rinj shqiptar nga bandat e serbëve lokalë në komunat në veri,që ka çuar në tensionim të situatës në veri të vendit.Madje, nuk do të trajtoj as zhvillimet e pakordinuara në Veri, as fyerjen e pafalëshme të Sekretarit të shtetit të SHBA-së,që ishte skandali i madh politik i rradhës.
Po ashtu,nuk do të flas as për skandalin e paralajmërimit tjetër të izolimit, siç ishte anulimi i aktiviteteve të “Defender Europe ’23” për FSK-në.
Nuk do të ndalem as te reagimet e ngutshme në lidhje me propozimin e draftit të asociacionit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, janë veç disa nga veprimet skandaloze të qeverisjes së vendit.Sepse,mendoj se Shqipërisë i takon ta bëjë një gjë të tillë, ndërsa qasjet kundërshtuese ndaj propozimit të Ramës janë të papranueshme.Edhe me Kushtetutë Shqipëria e ka të sanksionuar interesimin për shqiptarët e mbetur jashtë shtetit shqiptar.Një propozim i draft statutit të asociacionit shumë diplomat e kanë vlerësuar si ndihmesë që, Kosova duhet t’i dëgjoj kërkesat e miqve të saj.
Krejt në fund të kësaj pjese të shqetësimit besoj se ,anulimi i aktiviteteve të “Defender Europe ’23” është “ndër pasojat e para për Kosovën” për shkak të veriut… Por i përmenda veç si skandale e shqetësime kronologjike të kësaj pranvere…Këto ngjarje janë paralajmërim për t’ia venë gishtin kokës se kah jës-të nisur Kosova?! Sepse,vlerësoi se bojkotimi i ambasadorëve kryesor të shteteve të QUINT’it, në pritjen solemne të krerëve shtetëror për 24 vjetorin e çlirimit të Kosovës është alarm…
NË DITËN E ÇLIRIMIT, PËR ÇLIRIMTARËT, GJYKATA “SPECIALE” ME VENDIME “SPECIALE”…!!!
Shtrohet pyetja se a ishte”rastësi speciale” veprimet e Gjykatës së Hagës në ditët e veçanta për Kosovën,në ditën e Çlirimit dhe Çlirimtarëve të Kosovës, institucion I cili do të duhej të funksiononte me ligje të Kosovës nën juridiksionin e Republikës së Kosovës bëri veprim të pa matur e të papeshuar dhe dokumentoi se atje jo veç që nuk ka “ndjesi”, për datat e ngjarjet e rëndësishme për popullin e Kosovës,por që atje shkelet ç’do ligj i Kosovës, sepse puna e Speciales nuk pushon as në festat zyrtare, e as në datat e simbolikës më të ndjeshme për Kosovën!!!
Në Ditën e Çlirimit,kur Kosova e shënon ditën e çlirimtarëve, u mbajt seancë ndaj Thaçit e të tjerëve. Kjo kishte ngjarë edhe në ditën më Speciale të Republikës, 17 shkurtin, Gjykata pati vendosur t’ia vazhdoj paraburgimin shpallësit të Pavarësisë, Hashim Thaçit. Këto veprime kanë ngjallur reagim në Kosovë.Këto vendime janë skandaloze…Thuase nuk mjaftuakan 364 ditë të tjera të vitit…?!
Ndëshkim pas ndëshkimi ndaj Kosovës po vazhdohet?! Ky është veprim skandaloz…Për këtë veprim heshtën institucionet e liderët e Kosovës!Pse heshtet për këtë veprim? A është veprim antikushjtetues dhe jonjerëzor dhe shumë alarmant…?!
Në Ditën e çlirimit,Specialja,pikërisht më 12 qershor, në vendin tonë si Dita e çlirimit, kur u futën trupat e UÇK-së dhe të NATO-s, në Kosovë, Thaçi ende vazhdonte betejën e fundit për shtetësinë dhe lirinë e Kosovës në Prokurorinë e Hagës.
Kështu po vazhdon ZPS-ja me seanca të mbyllura për publikun e me deshmitar të fabrikuar nga Sërbia.Vazhdimi i këtij procesi në Ditën e pavarësisë është skandaloz,jo human dhe nuk është rastësi që të “koiçidoi” me Ditën e Pavarësisë.
Gjykata Speciale, ndonëse është ditë pushimi në Kosovë, ka vazhduar punën e saj, anipse është gjykatë e Kosovës. Dhomat e Specializuara e patën marrë një vendim pikërisht në Ditën e Pavarësisë, e i cili ka të bëjë bash me lexuesin e Deklaratës së Pavarësisë. Specialja ka vendosur t’ia vazhdojë paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.Madje, shkarazi përmendin sakrificën e UÇK-së, e disa çifta të Nexhmedin Spahiut nuk hezitojnë ta përkufizojnë si”luftë kaçake”!
Një”harresë e qëllimshme”atëherë dhe dje, nga të gjithë liderët e Kosovës, pra Albin Kurti, Vjosa Osmani e Glauk Konjufca. Që përherë po “harrojnë” të përmendin emrin e njeriut që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë.Madje, Kurti e Osmani nuk e kanë vizituar Thaçin as në Hagë, ku gjendet nga viti 2020, edhepse Kurti ka kohë që ka paralajmëruar një vizitë të tillë.
Sa paradoksale?!
Sa anakronike?!
Skandal pas skandali…Zot ruaje Kosovën!