10.3 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Kah do të rreshtohet PDK-ja në Fushë Kosovë, a do të futet në koalicion me VV apo LDK? – flet Tërnava

- Advertisement -

Ndërkohë, kanë nisur edhe koalicionet. Prebeza, ditë më parë, konfirmoi bashkëpunimin me AAK-në, ndërsa Besnik Osmani njoftoi sot se LDK-ja

Ende nuk dihet se si do të veprojë partia që doli e treta në këtë komunë, Partia Demokratike e Kosovës.

Për këtë, Insajderi ka kontaktuar kandidatin e PDK-së, Rrahim Tërnava.

Ai konfirmoi se ka pasur takim me Besnik Osmanin e LDK-së, ndërsa është në pritje të një takimi edhe me Valon Prebezen e VV-së, duke pritur vendimin nga qendra.

Sipas tij, deri tani nuk ka asgjë konkrete.

“Po, do të takohemi pas vendimit që do të na vijë nga qendra, jemi në pritje. Takimet do t’i zhvillojmë vetëm pasi ta marrim vendimin nga qendra. Me të gjitha partitë do të vazhdojmë bisedimet – me Besnikun veçse jemi takuar, por nuk ka asgjë konkrete,” tha Tërnava për Insajderin.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Valon Prebreza nga VV-ja ka marrë 9,611 vota për kryetar, Besnik Osmani i LDK-së ka marrë 7,799 vota, Rrahim Tërnava i PDK-së ka marrë 3,441 vota.

Ndërkohë, më 9 nëntor qytetarët pritet t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të vendosur përfundimisht për kryetarin e ardhshëm të Fushë Kosovës.

Të ngjashme

Të fundit