Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje doli në pushtet duke premtuar se nuk do të punësojë familjarë.
Në emisionin DPT Fidani, ajo ka theksuar se LVV-ja e bëri të kundërtën kur doni në pushtet.
“Këta kanë të drejtë edhe kur nuk kanë të drejtë, këta kanë të drejtë se janë Lëvizje Vetëvendosje, ti në momentin që futesh në LVV, kushdo që je çfarëdo të kaluare që ke ti amnistohesh, edhe nëse ke qenë me strukturat e Serbisë edhe nëse ke vjedhur ose edhe nëse shantazhin ti ke të drejtë, sepse je në Lëvizjen Vetëvendosje. Ky është sistemi dhe kjo është se çfarë këta kanë instaluar në Kosovën tonë të dashur, këta erdhën në pushtet duke dhënë premtime se të afërmit, dajtë, tezet dhe hallat nuk janë për punësim, por janë për dasma dhe ahengje”.
“Por nëse sot e kishim marrë një listë me njerëzit që janë të punësuar nga Lëvizja Vetëvendosje, vetëm në rrethin e ngushtë janë punësuar, duke filluar nga kryeministri, shihet se vëllai i kryeministrit është avancuar në një pozicion ku licensohen ato kompanitë për shit-blerje të energjisë elektrike dhe kanë thënë me meritë. Këta janë profesionistë edhe pse është vëllai i kryeministrit, ai është profesionit dhe duhet të avancohet, sipas Lëvizjes Vetëvendosje duhet të punësohen sepse e kanë me meritë”, ka thënë Kadrijaj.