13.4 C
New York
Sunday, April 27, 2025

Buy now

Kadrijaj: Votat e famshme të Albin Kurtit po përsëriten, të ndërhyjë presidentja

- Advertisement -

Edhe sot ka dështuar përpjekja për konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Pas seancës për media ka folur deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e cila tha se votat e famshme të Kurtit po përsëriten dhe se ftoi presidenten të ndërhyjë.

“E pat që nuk ka asnjë angazhim dhe asnjë ndryshim, këto vota po përsëriten, 57 votat e famshme të Albin Kurtit, kaq vota i ka edhe për qeveri, por po do ta bllokojë situatën. Ata nuk kanë bërëq asnjë angazhim për vota, sepse së paku kishin mujt me siguru ndonjë votë. Qëllimshëm po e bëjnë me kandidaten e propozuar”.

Ajo tha se duhet të ndërhyjë edhe presidentja, sepse nuk mund kjo të shkojë në pafundësi.

Kuvendi i Kosovës dështoi në përpjekjen e shtatë për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë.

 

Të ngjashme

Të fundit