14.1 C
New York
Thursday, October 16, 2025

Buy now

Kadrijaj: Vetëvendosjes po i dhemb që populli dhe liderët shqiptarë po e përkrahin protestën për çlirimtarët

- Advertisement -

Lidhur me reagimin e fundit nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj.

Në një prononcim për Gazeta Blic, ajo u shpreh se Lëvizjes Vetëvendosje po i pengon fakti që populli dhe liderë shqiptarë po e përkrahin protestën në mbështetje të çlirimtarëve për një luftë të drejtë dhe për liri.

Tutje, Kadrijaj kritikoi edhe heshtjen e udhëheqësve shtetërorë ndaj këtij gjykimi.“Atyre po u dhemb që populli dhe liderë të tjerë shqiptarë po e përkrahin protestën për një gjykim të drejtë dhe për liri për çlirimtarët”, tha Kadrijaj.

“E në anën tjetër, udhëheqësit tanë nuk kanë folur asnjë fjalë për këtë gjykim!” – u shpreh ajo për Gazeta Blic.Kujtojmë se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka reaguar sot Lëvizjes Vetëvendosje, pasi kjo e fundit një ditë më parë deklaroi se Rama duhet të tregojë pendesë, sepse kishte ndikuar në bindjen e palëve për votimin e themelimit të Gjykatës Speciale.

Rama ka deklaruar se Vetëvendosja po i ngatërron marrëdhëniet institucionale të Kosovës me Shqipërinë “në çorbën e balotazheve komunale”. Ai u ka kujtuar se Gjykata Speciale është ngritur për hetimin e pretendimeve për trafikim organesh dhe jo “për të marrë peng presidentin” e Kosovës.

Nga Vetëvendosje kanë reaguar sërish, duke kërkuar nga Rama të sqarojë nëse ka ardhur me helikopter në Kosovë për të bindur deputetët e Kuvendit që të votojnë themelimin e Gjykatës Speciale.

Të ngjashme

Të fundit