Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se Lëvizjen Vetëvendosje po kërkon ndihmë nga VLEN-i, koalicioni politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, për të siguruar votat në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e kryeparlamentares.
Deklaratën e bëri para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas saj, kjo ndihmë po kërkohet përmes deputetëve jo shumicë, përfshirë edhe Duda Baljen, të cilët kanë aktivizuar kontakte politike nga jashtë vendit.
Kadrijaj tha më tej se posti i kryetares së Kuvendit mund të zgjidhet vetëm përmes një marrëveshjeje politike ose një koalicioni të gjerë.
“Ka pasur edhe të Duda Baljes. Janë deklaruar edhe vetë që kanë aktivizuar miqtë nga VLEN-i në Maqedoninë e Veriut, sepse në fakt iu kanë borxh, sepse edhe këta i kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet. Secili deputet vendos individualisht. Ne nuk kemi ndikim as te Adem Hoxha, por nuk kemi as ndikim te Duda Balje”, tha ajo.