24.1 C
New York
Monday, September 16, 2024

Buy now

Kadrijaj pyet Bislimin: A është meritë e Gani Jakupit njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja

- Advertisement -

Gjatë raportimit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, para Komisionit për Integrime Evropiane, u fol edhe për njohjen e pasaportave të Kosovës nga Spanja.

Rreth kësaj, deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, e pyeti Bislimin se sa është kjo meritë e këshilltarit Gani Jakupi, duke marrë parasysh se ai paguhet 7 mijë e 500 euro, shkruan lajmi.net.

Ajo theksoi se, përderisa paguhet me një shumë kaq të madhe, duhet listuar edhe rezultatet e tij.

“Ndërsa folet edhe për rezultate që Spanja i ka njoftë pasaportat e Kosovës, a është rezultat i super Gani Jakupit, këshilltarit që paguhet 7 mijë e 500 euro sepse është prolognu edhe kjo si sukses dhe a keni edhe këshilltarë të tjerë që i paguani në shifra të tilla, me paga solide që me pas edhe ndonjë njohje të re, se nëse paguhet një këshilltar 7 mijë e 500 euro duhet me i listu rezultatet e një këshilltari të tij“, ka pyetur Kadrijaj.

Rreth kësaj Bislimi ka thënë se nuk mund të flas, duke marrë parasysh se Jakupi nuk është këshilltari i tij, por i zëvendëskryeministres Gërvalla.

“Për këshilltarët ju kisha lutë…Kaltrina Zeka është këshilltare e imja për punën që ajo bën, më raporton vetëm mua, jo juve. Dmth këshilltarët e mi më raportojnë vetëm mua. këtë detyrë e kanë, edhe nuk muj me kërku unë raportim se çka bën këshilltari i zëvendëskryeministres… ju po më thoni çka ka bë Gani Jakupi duheni me raportu, nuk është këshilltar i juvi Gani Jakpi është i zëvendëskryeministres Gërvalla, i raporton asaj“, i tha Bislimi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit