Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas dështimit të 46-të radhazi për konstituimin e Kuvendit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bojkot të qëllimshëm të procesit.
“Shpresojmë që aktgjykimet e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese ta sqarojnë këtë situatë. Vendi nuk guxon të mbetet peng i Albin Kurtit dhe VV-së,” tha Kadrijaj.
Ajo u bëri thirrje deputetëve të ish-opozitës të angazhohen seriozisht për tejkalimin e kësaj bllokade.