leanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet që nesër të dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shqyrtimin e moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Deputetja Time Kadrijaj ka bërë të ditur se nisma tashmë është përmbyllur me nënshkrimet e nevojshme për ta proceduar më tej.
Ajo theksoi se janë siguruar gjithsej dhjetë nënshkrime, të mjaftueshme sipas procedurave ligjore për të iniciuar këtë çështje në Kushtetuese.
“Ne kemi mbledhur nënshkrimet që janë të nevojshme, ne i kemi mbledhur dhjetë nënshkrime sa janë të nevojshme, nesër do ta procedojmë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”.
“Jemi në përfundim të hartimit, besoj nesër në ora 11:00 do ta procedojmë në Kushtetuese, janë të mjaftueshme dhjetë nënshkrime për këtë procedurë që e ne po e procedojmë në Kushtetuese”.
“Nënshkrues janë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, por ne e plotësuam me këto, por kemi pasë mundësi për nënshkrime edhe nga Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Kadrijaj.