21.7 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Kadrijaj: Mund të votojmë kandidat konsensual për kryeparlamentar, por jo Kusarin, Pacollin e disa të tjerë

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që kërkon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit përmes votimit të hapur brenda 30 ditëve. Kushtetuesja ka përcaktuar që kandidati i njëjtë mund të votohet vetëm deri në 3 herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Në TV në Dukagjini, Kadrijaj ka thënë se subjekti i saj do t’i qëndrojë qëndrimit për mbështetjen e një kandidati konsensual, duke përjashtuar disa emra specifikë nga mbështetja.

“Do t’i qëndrojmë propozimit për ndonjë kandidat konsensual dhe kandidatët për shembull si Mimoza Kusari, Fitore Pacolli ose të tjera që ka plotë që nuk i votojmë. Ka plotë kandidatë që nuk i votojmë, por nëse del ndonjë kandidat konsensuale siç kemi deklaruar besoj se do ta votojmë”, ka thënë Kadrijaj.

Të ngjashme

Të fundit