18 C
New York
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

Kadrijaj: Masat e BE-së, Kosovës i kanë kushtuar shumë

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, është shprehur skeptike për heqjen e masave ndaj Kosovës nga Bashkimi Evropian.

Ajo duke folur për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, se masat ndaj Kosovës, ia kanë vlejtur, pasi është shtrirë sovraniteti në veri të vendit, ka thënë se masat i kanë kushtuar Kosovës shumë.

Deputetja e AAK-së në emisionin “Ditari”, deklaratat se situat në veri ka ndryshuar shumë për të mirë ka thënë se ky është krijim i opinionit të tyre.

“Nuk mendoj që ja kanë vlejtur masat…Vec të na hiqen masat po kërkohet një koncesion tjetër dhe Kosova po mbesim në rrugën e integrimit evropian në vendnumërim, pa njohje të re dhe të dëmtuar me buxhet pas masave nga BE. Nëse po mendojnë se është shtri sovraniteti me një ngritje të flamurit në objektin e komunës  gabojnë, sepse ne po humbim miqtë tanë, është hera e parë që na kanë braktisë”, ka thënë ajo në Tëvë1.

Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian i kanë bërë dëme Kosovës, por ia ka vlejtur moslëshimi pe për shkak të shtimit të sovranitetit në veri thotë zv.kryeministri Besnik Bislimi.

“Në situatën që kemi qenë atëherë ne është dashur të marrim vendim ose me heq dorë nga sovraniteti në veri ose me pagu një çmim për insistimin tonë për sovranitetin në veri. Ne mendojmë se ia ka vlejtur për arsye se situata sot në veri është sikur nata me ditën me situatën para dy-tri viteve”, tha Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit