7.2 C
New York
Tuesday, April 8, 2025

Buy now

Kadrijaj-Kurtit: Je armiqësuar me partitë shqiptare – shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Albin Kurtit duke i thënë se është armiqësuar me partitë shqiptare.

Ajo i tha Kurtit që të shkojë të ankohet të Vuçiqi dhe siç ka shkruar ajo të varet prej tij.

“Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit? Qe katër vjet ke folë se si është zbeh prania e elementeve të Beogradit në Kosovë, e tani po del që kurrë më shumë ndikim nga Beogradi s’ka pasë që nga lufta”.

“Ti je ai që i ke instalu, me çdo veprim që ke ndërmarrë pa u koordinu me askënd. Je armiqësu me partitë shqiptare, askush kush nuk bëhet me ty. Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij. Ia ke kthy shpinën Kosovës – çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi”, ka shkruar Kadrijaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit