0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kadrijaj – Kurtit: E turpshme qasja juaj ndaj veteranëve, i detyrove të dalin në rrugë për të drejtat e tyre të mohuara

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, në seancën e sotme ka akuzuar kryeministrin e vendit për qasje të gabueshme kundrejt kategorive të luftës, derisa ka ripërsëritur kërkesën që veteranët të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale.

“Kurrë nuk e kam paramenduar që një qeveri e udhëhequr nga Albin Kurti do të votonte kundër interesave të veteranëve do t’i detyrojë ata të dalin në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre të mohuara. Marre për ty kryeministër, e ke përgjegjësi t’i plotësosh kërkesat që janë të garantuara me ligj”, tha ajo.

Tutje, Kadrijaj u shpreh se sot nuk mund të sillemi se sikur asgjë nuk po ndodh jashtë kuvendit dhe të zhvillohet seancë normale përderisa jashtë protestojnë veteranët dhe invalidët e luftës.

“Uluni, diskutoni bashkë me veteranët dhe gjejeni zgjidhjen që edhe ata të përfshihen në Ligjin për Pagën Minimale”, përfundoi Kadrijaj.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit