9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kadrijaj: Kurti po e përfundon mandatin me zero rezultate dhe me humbje të imazhit të Kosovës

- Advertisement -

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet e “vetme dhe mbrapa”, nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët e vet, pas veprimeve të fundit në veriun e vendit me shumicë serbe.

Lidhur me këtë situatë në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e cila tha se, Kosova nuk mund të veprojë pa aleatët mbështetës, teksa shtoi se Kosova është e sanksionuar shkak i veprimeve të njëanshme.

“Kosova nuk mund të veprojë pa aleatët tanë dhe pa aleatët mbështetës të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në këtë qeveri ka tendenca me veprime populiste. Po ashtu për shkak të këtyre veprimeve të njëanshme, Kosova sot është e sanksionuar, vazhdohet me qenë e sanksionuar dhe me humbë aleatët tanë”, deklaroi ajo.

Për çështjen e urës së Ibrit, Kadriaj thotë se Kurti po bën veprime populiste sepse sipas saj, gjatë qeverisjes së tij nuk ka pasë asnjë rezultat pozitiv.

“Çështja e Urës së Ibrit është çështje që Kurti po e bën për veprime populliste, meqenëse e ka pasur një performancë të keqe, me zero rezultate, pa investime kapitale që i ka bllokuar të gjitha rrugët e autostradave në tërë Kosovën, humbje të imazhit, nuk kemi njohje të reja, nuk kemi anëtarësime të reja dhe tash për shkak se jemi në vit zgjedhorë po mundohet me çështjen e veriut të Mitrovicës, po tenton edhe të hapet Ura e Ibrit, ne jemi të hapet Ura e Ibrit”, tha ajo.

Më tej ajo tha se Kurti po tenton të ndërtojë edhe një histori të tij sikurse sipas saj me marrëveshjen e targave.

“Kosova ka sovranitet dhe intergritet jo nga qeveria Kurti, por është njohur nga 120 shtete në tërësi,  do të thotë se jemi njohur edhe nga aleatët tanë, ndërsa tani Kurti po tenton të ndërtojë edhe një histori për veti që nuk e ka,  dhe të na konfrontojë njëjtë siç ka vepruar edhe me marrëveshjen për targat”, tha Kadrijaj.

Kadrijaj tha se duhet punuar e analizuar para se të ndërmerret ndonjë veprim dhe se nuk duam sanksione e humbje të aleatëve.

“Para se të merret ndonjë veprim, duhet të punohet dhe analizohet dhe të shohë se cilat janë rezultatet e Kosovës. Me një veprim të pamatur dhe të pa koordinuar, nuk dëshirojmë t’i humbin aleatët, nuk dëshirojmë të kemi sanksione, nëse Kurti mendon që mundet me hap Urën e Ibrit, ai duhet edhe ta mbajë, dhe jo të bëjë ndonjë veprim që të na konfrontojë, sepse të gjitha këto po shkojnë në favor të Serbisë”, përfundojë deputetja e AAK-së Time Kadrijaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit