Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë mbrëmë se partia ku bën pjesë ajo, është partia që më së paku ka udhëhequr me qeverinë e vendit.
Sipas saj, AAK-ja ka drejtuar qeverinë edhe më pak se LVV-ja, e cila tash është në pushtet.
Për më tepër, ajo shprehet se AAK-ja nuk mund të akuzohet për keq-qeverisje.
“Prej krejt katër partive parlamentare, shqiptare ne më së paku kemi qenë më pushtet. Edhe më pak se VV-ja. Kështu që, ne mundemi me u akuzuar më pak se partitë tjera. Na ka kalu VV-ja. Më nuk munden me u thirr në atë pafajësinë e tyre politike. E kanë humbur pafajësinë.”, u shpreh ajo në Kanal 10.