25.7 C
New York
Tuesday, July 22, 2025

Buy now

Kadrijaj: I kam rënë pishman, s’do të votojë asnjë kandidat të VV-së për Kryeparlamentar

- Advertisement -

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se Albin Kurti po vazhdon ta mbajë të bllokuar Kuvendin.

“Ne e kemi qëndrueshmërinë e kandidatitt të pro0pozuar. E kemi z.Kurti, pasi ai po dëshiron me mbajt Kuvendin, le të jetë edhe pjesë e Komisionit”, tha fillimisht deputetja e AAK-së.

Ajo gjithashtu foli edhe për takimin Kurti-Limaj të mbajtur në vikend.

“Mesa duket në bazë raportimeve ata ishin takuar për tu mos u dakorduar. Nuk po e shoh se ku eshte qëllimi. Të shohim ditët në vazhdim, afati kohor po afrohet”, tha Kadrijaj, ndërsa shtoi se është bërë pishman edhe për emrat që ka thënë se nga VV-ja do i votonte.

“I kam rënë pishman edhe për ata kandidat që kam thënë se do t’i votoja. Me gjasë nuk do të votojë asnjë kandidat të VV-së”, tha ajo.

Të ngjashme

Të fundit