1.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kadrijaj: Anulimi i konkursit në KEK është meritë e mediave dhe opinionit

- Advertisement -

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar pas anulimit të konkursit nga Korporata Energjetike e Kosovës, ku dyshohej për punësime familjare të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kadriaj, nëpërmjet një postimi në Facebook, anulimin e këtij konkursi e sheh si meritë të mediave.

Ajo në postimin e saj ka shtuar se opozita duhet të jetë mbikëqyrëse u punës së qeverisë, por edhe aleat i mediave kritikuese.

“Anulimi i konkursit në KEK, lirisht mund të themi se është meritë eksplicite e mediave poashtu edhe e opinionit kritikues i të birit të dëshmorit, të cilit i’u mohua e drejta e barabartë për punësim. Opozita duhet të jetë aleat me mediat kritikuese dhe mbikqyrëse e punës dhe transparencës së Qeverisë”, ka thënë Kadriaj.

Kujtojmë se javën që po lëmë pas, Kuvendi i Kosovës ka themeluar Komision Hetimor Parlamentar për çështjen e energjisë e cila ishte kërkesë e opozitës për disa muaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10158492200906156&id=659876155

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit