Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se AAK-ja është e konsoliduar dhe e gatshme për zgjedhjet e 28 dhjetorit.Sipas saj, AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve duke zhgënjyër të gjithë ata që thonë se ky subjekt politik nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.
“AAK-ja është e konsiliduar dhe mirë e organizuar, ju i keni parë edhe rezultatet që kemi pasur në zgjedhjet lokale. Më vjen keq për ato pretendime se AAK-ja nuk do ta kalojë pragun zgjedhor sepse do të zhgënjehen. AAK-ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve e cila do të arrijë rezultat dyshifror”, ka thënë ajo në një intervistë për RTV21






