Home Lajme Kadriaj: Përleshjen e filluan ministrat e Kurtit, gjuajtja me ujë s’krahasohet me veprimet e VV-së në të kaluarën

Kadriaj: Përleshjen e filluan ministrat e Kurtit, gjuajtja me ujë s’krahasohet me veprimet e VV-së në të kaluarën

0
Kadriaj: Përleshjen e filluan ministrat e Kurtit, gjuajtja me ujë s’krahasohet me veprimet e VV-së në të kaluarën

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se përleshjen në Kuvend e ka filluar kabineti qeveritar, e jo opozita.

Siç tha ajo, gjuajtja me ujë e kryeministrit është veprim demokratik dhe çdo gjë do të përfundonte aty nëse ministrat e Kurtit nuk do t’i sulmonin deputetët.

Ajo tha se krahasuar me veprimet e Vetëvendosjes në të kaluarën, gjuajtja me ujë nuk është asgjë.

“Deputetët janë sulmuar nga ministrat e Kurtit. Shihet se si ka filluar sherri. Sherri është filluar nga vetë kabineti qeveritar”.

“Nëse i shohim veprimet e Vetëvendosjes në të kaluarën, gjuajtja e ujit nuk është asgjë. Është demokratike”.

“Kishte qenë mirë të mos vazhdohet seanca sepse nuk janë kushtet”.

Exit mobile version