Home Lajme Ekonomi Kadriaj: BQK të ndërhyjë te bankat për kamatat e larta bankare

Kadriaj: BQK të ndërhyjë te bankat për kamatat e larta bankare

0
Kadriaj: BQK të ndërhyjë te bankat për kamatat e larta bankare

Edhe këtë vit bankat në Kosovë kanë fituar dhjetëra miliona euro nga veprimtaria e tyre.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka thënë se është shqetësim që edhe tani bankat po fitojnë miliona euro, që po bëhet në emër të inflacionit.

Ai në “Lajmet e Fundit”, në RTK, tha se ka një dyfishim të interesit bankar dhe për këtë duhet të ketë reflektim të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Më shumë në këtë kohë ka interesim të hyjnë kredi në Kosovë nga familjet, sesa bizneset. Në këtë kohë bankat po luajnë rolin e oligopolit”, deklaroi ai.

Kadriaj vlerësoi se duhet të ketë stimulim të bizneset dhe jo te politikat sociale.

Exit mobile version