13.3 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Kadri Veselit i vdiqën babai e nëna, Hashim Thaçit babai gjatë mbajtjes në paraburgim

- Advertisement -

Ish-krerët e UÇK-së, të cilët prej katër vitesh ndodhen në paraburgim në Hagë, kanë humbur disa prej familjarëve të tyre më të afërt. Kadri Veselit i kanë ndërruar jetë të dy prindërit, Hashim Thaçit babai, Jakup Krasniqit vëllai, Hyzni Gucatit babai, Nasim Haradinajt vëllai dhe Haxhi Shalës babai.

Ndërkohë, deri më sot janë refuzuar 20 kërkesa për mbrojtje në liri nga Gjykata Speciale, duke vazhduar mbajtjen e tyre në paraburgim. Kritikët e këtij procesi pretendojnë për një trajtim të padrejtë dhe njëanshmëri në seancat gjyqësore, duke theksuar se dënimi i tyre ka nisur ende pa u dhënë verdikti përfundimtar

Procesi në Hagë vazhdon, ndërsa zhvillimet rreth trajtimit të tyre po nxisin reagime të shumta në opinionin publik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit