10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Kadri Veseli niset për në Hagë

- Advertisement -

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli është nisur për në Hagë të Holandës pas një vizite të shkurtër te familja e tij në Mitrovicë, si dhe te varri i nënës së tij, e cila vdiq të premten.

Një ekip i T7 e ka përcjellur nga afër mementin e nisjes së Veselit për në aeroport nga objekti i misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.

Veseli të hënën e vizitoi fillimisht familjen e tij në Mitrovicë, ku para derës së shtëpisë po e priste bashkëshortja dhe fëmijët. Më pas ai shkoi te varrezat e fshatit Broboniq të Mitrovicës ku është varrosur nëna e tij.

Muaj më parë, Veselit iu dha një leje e njëjtë për të ardhur në Kosovë nga paraburgimi i Gjykatës Speciale në Hagë, për shkak të vdekjes së babait.

Veseli dhe ish-krerët tjerë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti i LVV-së Rexhep Selimi u arrestuan në nëntor të vitit 2020 dhe u dërguan në paraburgim në Hagë me një urdhër të Gjykatës Speciale.

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Veselin, Thaçin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit