23.8 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Kadri Kryeziu e konsideron të konstituar Kuvendin: Basha s’bëri asnjë gabim, Kryesia ka kuorum

- Advertisement -

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, po e konsideron si të përmbyllur procedurën e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, tashmë Kryesia ka kuorum dhe mund të vazhdohet me punën e Kuvendit, ndërkohë që zgjedhja e një nënkryetari të mbetur mund të bëhet në seancat e radhës, raporton Express.

“Arsyeja është se Kryesia e parlamentit ka kuorum të mjaftueshëm. Kam propozuar që parlamenti ndërkohë të funksionojë, dhe në seancat e radhët të jetë në rend të ditës edhe zgjedhja e nënkryetarit”, ka thënë Kryeziu në FRONTAL të T7.

Sipas tij, Dimal Basha ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe s’ka bërë asnjë gabim.

“Kryeparlamentari ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe s’ka bërë asnjë gabim”, ka thënë ai

Të ngjashme

Të fundit