Njohësi i kriptovalutave Granit Kadolli, ka thënë se vendimi i ministres së Ekonomisë Artane Rizvanolli për të ndaluar prodhimin e kriptovalutave është i pakuptimtë.
Kadolli tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova se shpenzimi më i madh i rrymës ndodh tek bizneset si: kafiteritë, hotelet etj sesa në prodhimin e kriptovalutave
“Unë e ceka edhe më parë se shpenzimet bëhen shumë më të mëdha edhe tek kafiteritë edhe tek hotelet edhe në aktivitetet e tjera biznesore. Ne e dijmë se një aparat i kafesë është 7,8 apo 9 kilovat dhe punon 16 orë në ditë”.
“Mineri harxhon 1.8 kilovat deri në 2 kilovat dhe krejt këta që merren me kriptovaluta i kanë një apo maksimumi dy riga, të tretin nuk e kanë sepse është problematike zënia e hapësirës dhe ka shpenzime sepse ka rigqë kushton 7 mijë – 8 mijë euro e deri në 20 mijë euro”.
Sot, si masë për kursimin e energjisë elektrike me anë të një vendimi ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, e ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave në Kosovë.