Kadetët e FSK-së kanë qenë pjesë e një prej garave më të rëndësishme në akademinë West Point në Amerikë.
Lajmi është publikuar me një komunikatë në faqen e FSK-së.
Njoftimi:
Kadetët e QSU pjesë e garës “Sandhurst Military Skills Competition” në West Point, ShBA
Kadetët e Qendrës për Studime Universitare morën pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare ‘Sandhurst Military Skills Competition’ në West Point, SHBA! Ky ishte një moment i veçantë për të treguar aftësitë e tyre ushtarake, për të përballuar sfida të vërteta dhe për të punuar si një ekip i bashkuar.
Gjatë kësaj eksperience të jashtëzakonshme, kadetët tanë u përballën me skenarë të ndryshëm që kërkonin vendosmëri, shkathtësi dhe vendime të shpejta. Ata patën gjithashtu mundësinë të mësojnë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë dhe të krijojnë lidhje të reja me pjesëmarrës nga e gjithë bota.
‘Sandhurst’ është shumë më tepër se një garë – është një platformë për bashkëpunim, për ndarjen e vlerave dhe për forcimin e miqësive mes akademive ushtarake. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është një hap i madh përpara dhe një motivim i fortë për sfidat e ardhshme.