Kader Kicaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, për një kohë të gjatë ishte në qendër të vëmendjes për shkak të romancës që krijoi brenda shtëpisë më të famshme me Lumbardh Salihun.
Marrëdhënia e tyre u komentua shumë si brenda ashtu edhe jashtë spektaklit, por duket se ajo tashmë ka lënë pas këtë kapitull të jetës së saj.
Së fundmi, Kaderi ka ndarë me ndjekësit një postim në rrjete sociale, ku shihet duke mbajtur në duar një buqetë të madhe me trëndafila të kuq.

Pamja ka ngjallur menjëherë dyshime dhe pyetje nga fansat, të cilët po spekulojnë nëse bukuroshja nga Prizreni është duke shijuar një lidhje të re dashurie.
Edhe pse ajo nuk ka konfirmuar asgjë publikisht, gjesti romantik ka lënë të kuptohet se Kaderi mund të ketë hapur një faqe të re në jetën e saj personale, larg romancës së dikurshme me Lumbardhin.

Përveç jetës private që shpesh ngjall kureshtje, Kicaj po vazhdon të jetë aktive edhe në fushën profesionale.
Gjithashtu, zeshkania ka treguar interes edhe në botën e aktrimit, duke marrë pjesë në disa projekte filmike dhe duke shprehur ambicien për të ndërtuar një karrierë në këtë drejtim. /Telegrafi/