Shkrimtari i shquar shqiptar, Ismail Kadare, i cili të shtunën u nderua me deklaratën “Ukshin Hoti” në Rahovec, ka kujtuar bisedat që ka pasur me veprimtarin Ukshin Hoti.
Kadare tha se Hotin e ruan mendimin më të mirë që mund të ketë njeriu, duke shtuar se bisedat me të ishin të rëndësishme e pasuruese.
“Unë ruaj për të mendimin më të mirë që mund të ketë njeriu për tjetrin. Çka kemi bioseduar, folur e shkruar me të mbetet gjithmonë e rëndësishme e madhore dhe duke i rikujtuar tashti e kuptoj sa pasuruese ishin këto biseda me të për atë dhe për mua vetë dhe natyrisht që ishte gëzim i madh që i jepnim njëri-tjetrit dhe një gëzim që i jepte kujtdo që takohej me të”, ka thënë Kadare.
Kujtojmë se të shtunën bashkëshortja e tij, shkrimtarja Helena Kadare, mori pjesë në ceremoninë ku u nda deklarata “Ukshin Hoti”.