2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kadare flet pas nominimit për “The Booker Prize”: Gëzim, s’ka fjalë tjetër

- Advertisement -

“Gëzim! Nuk ka fjalë tjetër”.

Kështu u përgjigj shkrimtari Ismail Kadare kur u pyet se si ndihet që libri i tij, “Kur Sunduesit Grinden” është shpallur kandidat për çmimin “The Booker 2024”.

“Gëzim, nuk ka fjalë tjetër! Nuk ka fjalë tjetër, çdo autor e mirëpret një vlerësim të tillë. Është një rol i rëndësishëm i çdo vepre i çdo shkrimtari në çdo gjuhë të botës. I bën nder shkrimtarit, gjuhës, vendit nga përkthehet. Çdo njohje e re në çdo gjuhë ndihmon edhe gjuhët e tjera që ta marrin e ta afrojnë një autor”, tha Kadare për Euronews Albania.

Libri i botuar në vitin 2018 në Shqipëri, sjell një qasje mbi raportin e shkrimtarëve me diktatorët. Kadare rrëfen telefonatën e diskutuar gjatë, të një shkrimtari në ish-Bashkimin Sovjetik me Stalinin që në një moment do ta përdorte këtë telefonatë kundër vetë shkrimtarit.

Juria që vlerësoi librin dhe e renditi mes librave të përzgjedhur në garë, e cilësoi këtë roman një meditim magjepsës mbi Rusinë Sovjetike, autoritarizmin, strukturat e pushtetit dhe një periudhë shkrimtarësh të mëdhenj. /Euronews Albania/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit