5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kadaj-Bujupi: Viktimë e parë e krizës së energjisë në Kosovë është Ferronikeli

- Advertisement -

Opinionistja Donika Kadaj-Bujupi ka kritikuar qeverinë e Kosovës pasi nuk ndihmuan Ferronikelin. Kjo kompani prej gjashtë muaj ka ndaluar prodhimin për shkak të rritjes së çmimit të energjisë derisa kërkesave për ndihmë qeveria nuk iu ka përgjigjur.

Kadaj-Bujupi thotë se shteti braktisi dy mijë punëtorë, të cilët prej gjashtë muajsh marrin vetëm gjysmën e pagës.

“Është shumë shqetësues fakti që qeveria po vazhdon me neglizhu faktin që në rend të parë, të ndjeshmërisë sociale, janë dy mijë punëtorë të cilët po rrezikohen”, tha Kadaj-Bujupi në emisionin Pressing në T7.

“Qeveria s’është kujtuar të paktën 50 përqindëshin tjetër me subvencionu për periudhën sa kompania nuk prodhon në mungesë të furnizimit të energjisë elektrike. Është komplet një braktisje dhe mungesë interesimi për ata punëtorë”, shtoi ajo.

“Qeveria po shihet se verës ka fjet dhe nuk ka pasur asnjë plan se si ta përballojë këtë krizë dhe tani viktimën e parë reale e kemi Ferronikelin, si pasojë e krizës botërore të energjisë elektrike, pasojë e cila do të zgjasë për fatin e keq, sepse po dihet se po ka ndikim edhe Ukraina dhe lufta atje”, tha Kadaj-Bujupi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit