5.9 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Kadaj-Bujupi: Në VV dominojnë njerëz që nuk i përkasin ideologjikisht asaj çka përfaqëson kjo parti

- Advertisement -

Opinionistja Donika Kadaj Bujupi, duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, tha se në këtë parti dominojnë njerëz që nuk i përkasin në kuptimin ideologjik asaj çka përfaqëson kjo parti.

Kadaj-Bujupi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se dominimi i këtyre njerëzve që nuk i përkasin asaj çka përfaqëson partia, do t’i kushtojë shumë VV’së.

“Ajo cka e kom thon unë vazhdimisht, mendoj që ka me i kushtu në kuptimin e partisë, faktin që gjatë emërimeve në qeverinë  tij, dominojnë njerëz që nuk i përkasin në kuptimin ideologjik ASAJ QA PËRFAQËSON vv. Janë të djathtë, janë njerëz që nuk përkrahin politika sociale dhe këto reflektohen madje në funksionim”.

Tutje, ajo përmendi ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për të cilën thotë se ka shtyrë përpara agjendën e partisë së saj, pra thotë i ka shtyrë përpara premtimet kyçe të VV’së, si Vettingun e Byron.

“Psh, ministrja e Drejtësisë është mundu me reflektu dhe ka shty përpara agjendë të partisë së saj, i ka shty premtimet kyqe, vettingun, byron. Te ministrat e tjerë ti nuk i shef këto, sepse ata nuk i ndjejnë. Ky lloj ndryshimi mundet me pas ndikim në të ardhmen te zhgënjimi i militantit i aktivistit i cili ka qenë në gjendje me shku deri në vetmohim për me shtu një agjendë të organizatës”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit