13.7 C
New York
Tuesday, November 4, 2025

Buy now

Kadaj-Bujupi i reagon Hykmete Bajramit: Mos u ankoni për rezultate pastaj, nëse filloni beteja me presidenten

- Advertisement -

Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas deklarateve të nënkryetares së LDK-së, Hykmete Bajrami në lidhje më të parën e vendit.

Kadaj-Bujupi ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që një deputete e Kuvendit të mos ketë asnjë problem me Listën Serbe, por ta sulmoj publikisht presidenten e Republikës, pa asnjë motiv racional.

“Çfarë dëmi i ka bërë Kosovës Presidentja? Asnjë. Përkundrazi, ajo punon çdo ditë pa u ndalur për ta forcuar shtetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”, ka thënë ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se deputetja e LDK-së ka deklaruar se nuk ka vend për Osmanin në këtë subjekt, pasi, sipas saj, ajo është fajtore për rënien e madhe të LDK-së në vitin 2021.

 

Të ngjashme

Të fundit