Çmimet e larta të produkteve ushqimore, duke filluar nga ato bazike po ua rëndojnë jetën qytetarëve dhe në fakt rritja e vazhdueshme e tyre po konsiderohet si e papërballueshme për xhepin e qytetarëve. Kështu tha për Ekonomia Online, kryetari i organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku.
Ndonëse ankesat janë të shumta, sipas Kaçanikut ato nuk po merren parasysh nga institucionet. Fajtor e bën ekzekutivin. Ai thotë se marrë parasysh se ankesat nuk po përfillen, ato kanë filluar të drejtohen nëpër mediume.
“Gjendja është si të them, duke e marrë parasysh të gjithë faktorët e arsyeshëm dhe të pa arsyeshëm është një hallakam e vogël për neve konsumatorëve sepse assesi nuk po mundemi të i’u bindemi, përshtatemi dhe assesi nuk po mund ta balancojmë me buxhetin që kemi. Durimi ka marrë dhe ankesat janë kudo, tash ndoshta numri më i madh i ankesave adresohet tek mediumet informative se sa në vendin ku duhet sepse as kjo qeveri nuk e ka përmbushur obligimin mandator që qytetarin konsumator të Kosovës taksapagues gjenerues kryesor i buxhetit ta informoj edukoj vetëdijesojë për të qenë partner i shtetit”, u shpreh ai.
Gjendjen e rëndë ekonomike sipas Kaçanikut janë edhe privatizimet. Thotë se ekzekutivi nuk po e
“Janë bërë disa privatizime jo të gabueshme por të këqija sepse kushtet e privatizimi nuk janë përmbush, e dyta e paarsyeshme as kjo qeveri si të tjerat nga 99-ta e këndej se njohin qytetarin konsumator. Qytetari kryesor është faktor kryesor socio-ekonomik, pa nevojë pa konsum nuk do ekzistonte as nevoja për treg e biznes, dhe çdo që bëhet sa për show medial por askush se përmend emrin e qytetarit konsumator duke harruar se edhe ata vet janë konsumatorë dhe kanë obligim human, ne e kemi një problem të madh nga injorimi si qytetarë ata me ose pa dashje injorojnë vetveten, kjo është e patolerueshme sepse shpreh nivel të ulët human”.
Kaçaniku tregon edhe për produktet që nuk është dashur të ngritën çmimet.
“Të gjitha produktet esenciale për të cilat shteti jep subvencione do duhej të kishin një çmim të balancuar nga shteti. Nuk ka të bëj me prodhime esenciale nga shporta do duhej të ishte karburanti, mbi 60 për qind sa e di unë e akcizës mbi derivate janë tatime që shteti i vjen plus TVSh-ja e pagime tjera, çmimet e derivateve janë 2, 3 herë më të larta dhe shteti kur kemi të bëjmë me derivate duhet ta ketë me zbritje, unë e di se ata kanë problem me ndjekjen e drejtësisë por problemi është i tyre, ne kemi polici, gjykatë dhe prokurori të merren me ata që merren, me punë të liga ndërsa qytetarin konsumatorët nuk guxojmë ta ngarkojnë me problemet e paaftësisë së shtetit në udhëheqje”, u shpreh ai.
E Rrahim Govori fajin për gjendjen ekonomike ia lë luftërave nëpër botë. Ndonëse është pensionist, Govori merret me shitblerjen e tekstilit. Ai thotë se lufta në Ukrainë e Gaza, ka ndikuar në rritjen e çmimeve.
“Prej që ka filluar lufta në Ukrainë atje ka ndiku shumë sidomos me çmime se kanë qenë gjërat përpara kur është marr malli prej Turqisë që ka ardh këtu ka qenë një metër me një metër ka qenë 4 mijë euro tash i kanë bërë 8 mijë euro. Prej që krisi lufta atje në Ukrainë, shtrenjtimet në të gjitha anët”, u shpreh ai.
Fajtor e bën edhe politikën me deklarimet për luftë të re në Kosovë. Thotë se nga këto deklarime, qytetarët janë në panik.
“Besoj se prej një 10 apo 15 për qind janë rrit çmimet këto që po i punojmë ne. Tash keq nuk është po është duke ndikuar politika se krejt kohën njerëzit njëfarë panik e kanë marr, thonë jo po bëhet luftë jo po bëhet kështu, jo nuk di na nuk po shohim televizione po sheh po këta politikanët mbase e kanë një lloj propagande nuk i dihet. Ke ai grupi në Mitrovicë u vra një polic që u vranë edhe dy a tre të atyre të asaj bandës kriminale që janë ata bash e duhet me iu ruajt atyre”, deklaroi ai.