2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kaçanik/Një katërvjeçar humb jetën, pasi ra në bunar

- Advertisement -

Një katërvjeçar nga fshati Bajnicë e Kaçanikut, ka humbur tragjikisht jetën sot, pasi i njëjti ka rënë në një pus (bunar).

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Ferizajt.

Siç tha zyrtari për informim i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, informacioni për rastin është pranuar nga autoritetet rreth orës 11:15, teksa menjëherë ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vend të ngjarjes.

”Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën “Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull, i moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunar). Menjëherë Policia, Emergjencë, si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me këtë ështe njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit